Tirana Boulevard – Urban Room duke marë formë.
"Urban Room" po merr formë
Me avancimin e punimeve në Tirana Boulevard, një nga elementët më të veçantë të projektit po fillon të bëhet gjithnjë e më i dukshëm: Urban Room.
Pjesa emblematike e projektit
Urban Room është diferenca e Tirana Boulevard nga modeli tradicional i një godine multifunksionale.
Përmes këtij koncepti, kufiri ndërmjet ndërtesës dhe hapësirës publike bëhet më i hapur. Banorët, punonjësit e zyrave, vizitorët dhe përdoruesit e njësive tregtare nuk hyjnë thjesht në një godinë, por kalojnë përmes një ambienti me identitet të veçantë arkitekturor.
Ai është menduar si një hapësirë urbane, e cila lidh projektin me Bulevardin e Ri dhe me lëvizjen e përditshme të qytetit.
Nga koncepti në realitet
Koncepti i zhvilluar nga studioja ndërkombëtare MVRDV e bën Tirana Boulevard pjesë aktive të qytetit.
Në këtë hapësirë ndërthuren lëvizja e këmbësorëve, aksesi në njësitë tregtare, hyrjet drejt zyrave dhe banesave.
Urban Room krijon vazhdimësi midis Bulevardit të Ri dhe funksioneve të ndryshme që përmban projekti.
Kjo e shndërron ndërtesën në një ambient të gjallë, të përdorshëm gjatë gjithë ditës dhe të integruar natyrshëm me jetën urbane të zonës.
Hapësirë për banorët, bizneset dhe vizitorët
Urban Room ka një rol të rëndësishëm në mënyrën se si do të funksionojë Tirana Boulevard.
- Për banorët, ai krijon një hyrje të hapur dhe të integruar me shërbimet e godinës.
- Për përdoruesit e zyrave, ofron një ambient dinamik dhe akses të organizuar.
- Për njësitë tregtare, krijon ekspozim, qarkullim dhe kontakt të drejtpërdrejtë me publikun.
Kombinimi i banimit, zyrave dhe hapësirave tregtare e mban zonën aktive në periudha të ndryshme të ditës. Ky aktivitet i vazhdueshëm është një nga karakteristikat kryesore të Urban Room dhe një prej faktorëve që rrit vlerën e të gjithë projektit.
Një pikë e re urbane në Bulevardin e Ri
Zhvillimi i Bulevardit të Ri po krijon një aks të rëndësishëm për zgjerimin dhe transformimin e qendrës së Tiranës. Prandaj Tirana Boulevard është projektuar jo vetëm për të përfituar nga pozicioni i saj strategjik, por edhe për të kontribuar në identitetin e ri të zonës. Urban Room është elementi që e realizon më qartë këtë duke e hapur projektin drejt qytetit.
Ndërsa punimet vazhdojnë, pjesa më karakteristike e Tirana Boulevard po kalon nga ideja në formë konkrete. Urban Room po bëhet gradualisht i dukshëm si hapësira që do të lidhë arkitekturën moderne të projektit me jetën e përditshme të qytetit.
Rezervoni një konsultë ose takim në kantier.
Për më shumë informacion mbi Tirana Boulevard kontaktoni në:
Tel: +355 69 449 9999
Email: [email protected]
