Tirana Boulevard – Kulla më e sigurtë në Bulevardin e Ri.
Tirana Boulevard – Kulla më e sigurtë në Bulevardin e Ri.
E testuar në disa nivele sigurie, Tirana Boulevard mund të klasifikohet si kulla më e sigurtë në Bulevardin e Ri. Kjo jo sepse e themi ne, por sepse ajo i është nënshtruar sfidave të standardeve më të larta të ndërtimit dhe i ka kaluar me sukses. … Vazhdon të kontrollohet në çdo hap të ndërtimit.
Arkitekturë e projektuar edhe për sigurinë.
E konceptuar nga Winy Maas (MVRDV) dhe e realizuar me standardet strukturore të ARUP, Tirana Boulevard sjell një nga risitë më të veçanta. Ajo është ura lidhëse mes dy kullave, e projektuar nga ARUP, që krijon një sistem të unifikuar strukturor, i cili reagon si një trup i vetëm në rast tërmeti.
Struktura metalike e urës shtrihet deri në nuklin qendror të çdo kulle, duke garantuar qëndrueshmëri të jashtëzakonshme dhe harmoni arkitektonike – një zgjidhje që deri tani nuk është aplikuar në asnjë projekt tjetër rezidencial në vend.
Fasada e jashtme
Fasada e ventiluar e Tirana Boulevard është testuar së fundmi për rezistencën kundër zjarrit dhe është e provuar nën zjarr masiv, që për të paktën 90 minuta nuk digjet.
Ky rezultat u arrit sepse materialet e përdorura janë të cilësisë më të lartë dhe me certifikim të lartë të zjarrdurueshmërisë A2.
Ashensorët “Fire-Rated”
Veçoria, ose edhe risia që Tirana Boulevard sjell në ndërtim, janë ashensorët “Fire-Rated” të dedikuar për zjarrfikësit dhe evakuimin.Në rrjetin e dendur prej 14 ashensorësh, 2 janë konceptuar në funksion të situatave emergjente.
Tirana Boulevard është ndër të vetmet ndërtesa në Shqipëri që aplikon sistem presurizimi me ajër të pastër në katin zero, për evakuim të sigurt dhe akses emergjent për zjarrfikësit në çdo nivel.
Rreth nuklit të secilës kullë ndodhet një zonë e dedikuar evakuimi, me shkallë emergjence të presurizuara, që sigurojnë mbrojtje të plotë dhe qarkullim të kontrolluar ajri në çdo rast emergjence.
Siguria në brendinë e projektit
Të aplikuara nga gjigandë si ARUP, edhe në Tirana Boulevard do të instalohen elemente të sigurisë së lartë kundër zjarrit.
Kulla është e pajisur me sisteme sprinkler dhe hidrantë të brendshëm për shuarje automatike të zjarrit, të aktivizuara nga sensorë termikë inteligjentë që reagojnë në temperatura të larta.
Këto zgjidhje përbëjnë një standard të ri të sigurisë ndërkombëtare në ndërtim, duke bërë që projekti të renditet ndër më të avancuarit në rajon në aspektin teknik dhe inxhinierik.
Tirana Boulevard po ndjek me përpikmëri standardet ndërkombëtare të ndërtimit dhe gjithashtu po sjell edhe risi me teknologjitë e fjalës së fundit, që po implementohen në të.
Rezervoni një konsultë ose takim në kantier. Për më shumë informacion mbi Tirana Boulevard kontaktoni në:
Tel: +355 69 449 9999
Email: [email protected]
