FAQ
Pyetje të Përgjithshme
Çfarë është projekti Tirana Boulevard?
Tirana Boulevard është një projekt i ri urbanistik që synon të modernizojë dhe transformojë qytetin e Tiranës. I projektuar nga arkitekti i njohur ndërkombëtar Winy Maas, ky projekt përfshin një ndërtesë me 25 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, duke ofruar një përvojë të jashtëzakonshme banimi që kombinon arkitekturën moderne me elemente të trashëgimisë kulturore shqiptare.
Ku ndodhet saktësisht Tirana Boulevard dhe çfarë e bën këtë vendndodhje të veçantë?
Tirana Boulevard ndodhet në zgjatimin e Bulevardit Zogu I, pranë ish-Stacionit të Trenit, në një zonë strategjike që po transformohet në qendrën e re urbane të Tiranës. Ky pozicion ofron lidhje të shpejta me akset kryesore të qytetit dhe afërsi me institucione të rëndësishme publike dhe private.
Cilat janë veçoritë kryesore të projektit Tirana Boulevard?
Projekti përfshin një ndërtesë multifunksionale me 25 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, duke ofruar apartamente moderne, zyra, njësi shërbimi dhe hapësira komerciale. Karakteristika ikonike është “Urban Room”, një hapësirë e frymëzuar nga qilimi tradicional shqiptar, që ndërthur trashëgiminë kulturore me arkitekturën moderne.
Cilat janë facilitetet dhe shërbimet që ofron Tirana Boulevard?
Ndërtesa ofron një sërë facilitetesh, duke përfshirë:
4 kate parkim nëntokësor
Trotuare për këmbësorë dhe akses në korsi biçikletash
Hyrje të dedikuara për zyra dhe njësi banimi
Siguri dhe mirëmbajtje 24 orë
Ballkone dhe veranda
Sistem qëndror ngrohje – ftohje
14 Ashensorë të dedikuar për apartamente dhe zyra
Pjesë e Parkut Orbital për familjet
Afërsi me institucione arsimore dhe shëndetësore
Palestra dhe tarracë (roof-top) e gjelbëruar
Pyetje Specifike
Çfarë teknologjie ndërtimi dhe materialesh përdoren në projekt?
Tirana Boulevard përdor teknologji bashkëkohore të ndërtimit, përfshirë struktura anti-sizmike, izolim termik dhe akustik të avancuar, si dhe materiale premium për fasadat dhe ambientet e brendshme. Elementet si panelët e perforuar dhe xhami termik ndihmojnë në efikasitet energjetik dhe komfort maksimal.
Si kontribuon projekti në qëndrueshmërinë mjedisore?
Tirana Boulevard është i përkushtuar ndaj qëndrueshmërisë, duke përdorur teknologji të avancuara për efikasitet energjetik dhe mbrojtje të mjedisit. Kjo ndërtesë është një shembull i balancës midis zhvillimit urban dhe ruajtjes së natyrës .Tirana Boulevard
Kush janë zhvilluesit dhe arkitektët e projektit?
Arkitektura është projektuar nga studioja e njohur holandeze MVRDV, e cila ka sjellë një ndryshim të jashtëzakonshëm në këtë projekt përmes detajit të “Urban Room”, vendosur në qendër të ndërtesës “Tirana Boulevard”.
A ka sisteme të integruara kundër zjarrit dhe emergjencave?
A ka hapësira të përbashkëta për komunitetin si lounge apo hapësira të gjelbra?
Po, Tirana Boulevard do të ketë hapësira të përbashkëta për socializim dhe relaks, si lounge për banorët, tarracë e gjelbëruar, zona për pushim dhe evente, si dhe ambiente të përshtatshme për takime.
Si mund të rezervoj një apartament ose hapësirë në Tirana Boulevard?
Po, ndërtesa është e pajisur me sisteme të certifikuara kundër zjarrit, si sprinkler automatik, detektor tymi, shkallë emergjence dhe sinjalizues alarmi të integruar në çdo kat.
Pyetje për Blerësit Potencialë
Si mund të blej një apartament ose njësi tregtare në Tirana Boulevard?
Mund të rezervoni përmes formularit zyrtar në faqen tiranaboulevard.al, ose duke kontaktuar direkt përfaqësuesit e shitjeve për një takim personal dhe konsultim mbi opsionet.
Cilat janë çmimet e apartamenteve në Tirana Boulevard?
Çmimet ndryshojnë në varësi të katit, pamjes dhe madhësisë. Në përgjithësi, katet më të larta dhe ato me pamje nga Skygarden kanë çmime më të larta. Për një preventiv të saktë, kërkohet kontakt i drejtpërdrejtë me menaxherët e projektit.
A mund të rezervoj një njësi pa qenë i pranishëm fizikisht në Tiranë?
Po, Tirana Boulevard ofron mundësi për rezervim në distancë përmes emailit, telefonit dhe nënshkrimit të kontratave digjitale. Konsulentët mund të ndihmojnë me video-tour të pronave.
A ofrohen apartamente me planimetrira të personalizuara?
Po, disa njësi ofrojnë mundësinë për personalizim të brendshëm në fazën e hershme të ndërtimit. Kjo përfshin përzgjedhjen e materialeve, ndarjen e dhomave dhe zgjedhjen e pajisjeve.
A ka hapësira të dedikuara për zyra ose dyqane?
Po, projektet përfshijnë hapësira komerciale të përshtatshme për dyqane, zyra dhe biznese të vogla, të vendosura në katet e para për akses të lehtë dhe dukshmëri maksimale.
A ofrohet parkim i dedikuar për çdo apartament?
Po, çdo njësi banimi apo komerciale, ofrohet ekstra, mundësi për parkim në garazhet nëntokësore.
A ka projekte të tjera të ngjashme në të njëjtën zonë?
Tirana Boulevard është unik në konceptin dhe integrimin me urbanistikën e re të qytetit.