Pse Tirana Boulevard është investimi më i zgjuar në real estate?
Pse Tirana Boulevard është investimi më i zgjuar në real estate?
Në zemër të Tiranës, midis Sheshit Skënderbej dhe Bulevardit të Ri, po ngrihet një nga zhvillimet më ambicioze urbane të dekadës — Tirana Boulevard. Ky projekt modern po transformon mënyrën si qyteti koncepton jetesën, punën dhe investimin në real estate. Me apartamente në shitje që kombinojnë dizajnin bashkëkohor, komoditetin dhe qasjen strategjike, si dhe me zyra që plotësojnë standardet më të larta të eficiencës dhe estetikës, Tirana Boulevard po pozicionohet si zgjedhja më e zgjuar për ata që kërkojnë vlerë të qëndrueshme dhe rritje të sigurt të kapitalit.
Çmim i favorshëm për Apartamente ne shitje sot
Në këtë fazë të ndërtimit ofrohen apartamente ne shitje me çmimet më të mira në treg. Nëse blen sot, përfiton nesër, kur zona të jetë zhvilluar dhe vlera e pronës të jetë rritur ndjeshëm.
Lokacion i pakrahasueshëm në Tiranë
Bulevardi i ri, vetëm 5 minuta nga Sheshi Skënderbej, pranë Stacioni i Trenave, Bashkia e Tiranës, Gjykata e Lartë, dhe Qatar River Square – çdo gjë që kërkon për investim strategjik.
Rritje e vlerës së pronës me zhvillimin e zonës
Si projekti i parë që po ndërtohet buzë Bulevardit të Ri, Tirana Boulevard ofron prona ne shitje, që i rritet vlera me çdo muaj që kalon.
Siguri teknike & standard ndërkombëtar
Kulla është projektuar me strukturë antisizmike nga ARUP – një prej firmave më të mëdha inxhinierike në botë dhe materiale ndërtimi sipas standardeve europiane.
Ajo ka shkallë të certifikuara emergjence, 2 ashensorë të dedikuar për emergjenca dhe hapësira të përbashkëta të bollshme, ndryshe nga projekte të tjera të ngjashme.
Tipologji të ndryshme, për çdo qëllim
Aktualisht ofrohen zyra në shitje, njësi komerciale, dhe apartamente, që përputhen me çdo plan banimi ose biznesi.
Eksploro planimetrinë dhe njësitë e lira.
Për më shumë informacion ose nje vizitë ne projekt na kontaktoni në platformat tona:
Tel: +355 69 449 9999
WhatsApp: +355 69 449 9999
E-mail: [email protected]
