Tirana Boulevard – Kulla më e sigurt dhe më e qëndrueshme në qendër të Tiranës
Tirana Boulevard - Kulla më e sigurt dhe më e qëndrueshme në qendër të Tiranës
Në një qytet që po zhvillohet me ritme të shpejta, siguria dhe qëndrueshmëria e një ndërtese janë thelbësore. Tirana Boulevard është projekt i qëndrueshëm, një ndërtesë moderne projektuar dhe ndërtuar për të përballuar çdo sfidë – nga tërmetet te emergjencat teknike, sipas standardeve më të avancuara.
Standard ndërkombëtar sigurie dhe strukture nga ARUP
- Strukturë antisizmike e projektuar nga ARUP, inxhinierë të projekteve si Sagrada Familia Barcelonë dhe Opera House në Sidnei
- Sistem kundër zjarrit me teknologji të certifikuar dhe pajisje të integruara për ndërhyrje të shpejtë
- 14 ashensorë me shpejtësi të lartë, përfshirë 2 për emergjenca – evakuim efikas
- Loby me kontroll dhe siguri 24/7 – hyrje e monitoruar për çdo banor dhe vizitor
- Fasadë e ventiluar dhe membranë hidroizoluese PVC – jetëgjatësi dhe mbrojtje maksimale
Nga mbrojtja te ndërtimi i përhershëm
Në terren po vijon paralelisht edhe heqja graduale e strukturave ndihmëse të përkohshme, që ishin të nevojshme për mbrojtjen gjatë gërmimeve. Ndërkohë, strukturat mbajtëse të përhershme po marrin formë.
Tirana Boulevard - ndërtim që respekton sigurinë dhe standardin
Çdo fazë po zhvillohet me mbikëqyrje teknike sipas standardeve të sigurisë sizmike dhe ndërtimit të qëndrueshëm. Ecuria e kantierit reflekton angazhimin për të ndërtuar një projekt që nuk ofron vetëm luks dhe pamje, por strukturë të fortë dhe jetëgjatësi reale.
Rezervo një vizitë dhe informohu për tipologjitë e disponueshme!
