Shqipëria në hartën globale të luksit – Tirana Boulevard në eventin e Forbes Global Properties

Më 25 shtator 2025, Ilda Zaloshnja dhe Brandan Mativi, themeluesit e Capital Point, mikpritën një event spektakolar në Tiranë, i cili shënoi zyrtarisht hyrjen e Forbes Global Properties në tregun e real estate në Shqipëri. Në këtë mbrëmje të veçantë morën pjesë edhe figura të rëndësishme si Kryeministri Edi Rama, CEO i Forbes Global Properties Michael Jalbert dhe Drejtorin Ekzekutiv Marcus Benussi. 

Jemi krenarë që Tirana Boulevard, pjesë e Pajtoni Group, mori pjesë në eventin zyrtar të lançimit të Forbes Global Properties në Shqipëri, përmes partneritetit me Capital Point. 

forbes global prperties event - ervis deda, investitor i tirana boulevard

Organizimi dhe vlerat e Eventit

I organizuar me frymë ndërkombëtare, por thellësisht shqiptar në identitet, eventi solli një atmosferë të paharrueshme me performanca live, art të gjallë, dhe elemente të kulturës sonë kombëtare – një kujtim që mishëroi më së miri vlerat që Shqipëria ka për të ofruar në skenën globale. 

Kjo prani konfirmon rritjen e standardeve dhe interesit ndërkombëtar për prona ne shitje në tregun tonë imobiliar. Ne besojmë se bashkëpunimet cilësore, si ai i Capital Point me Forbes Global Properties, janë garancia për një të ardhme të sigurt dhe dinjitoze për investimet në projekte ekskluzive në Shqipëri. 

Me Tirana Boulevard, ne jemi gati të përfaqësojmë këtë vizion të ri: një projekt i projektuar për të qëndruar, për të rritur vlerë dhe për të bërë diferencën në tregun shqiptar. 

forbes global properties - kryeministri shqiptar dhe perfaqsueset e capital point duke ngritur dolli

Eksploro planimetrinë dhe njësitë e lira.

Mëso më shumë për Capital Point & Forbes