Investitori

Sky Invest pjesë e Pajtoni Group sigurohet të sjellë pranë klientëve projekte unike, sfiduese dhe totalisht në funksion të blerësve.

Pajtoni Group është një prej grupeve më të konsoliduara që operon në tregun vendas duke ofruar shërbimin në sektorin e ndërtimit, beton , real estate si dhe qendër tregëtare e biznesi. Tirana Boulevard është reflektim i vizionit tonë për të sjellë projekte që nuk janë parë e përjetuar.

www.pajtonigroup.al

Ndërtuesi​

Një ndërtim unik i Kron Construction.

Pajtoni Group ka ushtruar aktivitetin e saj në ndërtim që në krijimet e saj ndërkohë që në Qershor të vitit 2021 u lançua në treg kompania Kron Construction. Kron është kompani ndërtimi, projektimi dhe manaxhimi.

E përbërë nga një staf ekspertësh dhe profesionistësh kompania vjen pranë klientëve me projekte sfiduese që dita ditës marrin jetë siç është edhe Tirana Boulevard, Lakeshore Residences, South Albania Residences, Arkada.

Partner

Projekti i Inxhinierisë nga ARUP

Një nga firmat më prestigjioze të inxhinierisë në botë, e njohur për projekte ikonike si: Sagrada Família në Barcelonë, Opera House në Sidnei, Qendra Ndërkombëtare Financiare në Hong Kong
ARUP ka kontribuar në projektin e Tirana Boulevard duke ofruar:

  • Projektin e Inxhinierisë Konstruktive për garantimin e qëndrueshmërisë dhe sigurisë së ndërtesës.
  • Oponencën Mekanike dhe Elektrike për të siguruar qëndrueshmëri të lartë teknike dhe efiçencë në energji.

Partner

Projekti i arkitekturës nga MVRDV

Studio hollandeze me fame botërore MVRDV, ka punuar për të sjellë Tirana Boulevard në mënyrën më të veçantë të mundshme falë detajit të urban room të vendosur në pjesën qëndrore të objektit.

Arkitektura dhe Dizajni i Ndërtesës

  • Arkitektura është konceptuar nga Winy Maas i studios ndërkombëtare MVRDV, në bashkëpunim me Uno Architects.
  • Dizajni modern ndërthur elemente të trashëgimisë kulturore shqiptare me arkitekturën bashkëkohore.
  • Ikona e ndërtesës është “Urban Room”, e frymëzuar nga qilimi tradicional shqiptar.

    www.mvrdv.com

 

Partner

Uno Architects, e themeluar në vitin 2012, është studio lokale arkitekture për Tirana Boulevard, e specializuar në krijimin e zgjidhjeve inovative dhe bashkëkohore që bashkojnë estetikën moderne me funksionalitetin.

 

Partner

UTS-01, e themeluar në vitin 2007, është studio lokale inxhinierike e strukturës për Tirana Boulevard, e specializuar në projektim arkitektonik dhe strukturor, vlerësim të riskut sizmik dhe studime urbanistike e mjedisore.