Tirana Boulevard – Karabinaja e Kullës A ngjitet në katin -3
Tirana Boulevard – Karabinaja e Kullës A ngjitet në katin -3
Punimet në kantierin e Tirana Boulevard kanë hyrë në një fazë të qëndrueshme dhe të avancuar ndërtimi. Pas përfundimit me sukses të karabinës së katit -4 për Kullën A, aktualisht ka nisur ndërtimi i karabinës për katin -3, duke shënuar një hap konkret në ngritjen e strukturës.
Themelet e sigurta – baza e zhvillimit të mëtejshëm
Faza e ndërtimit të themeleve është drejt përfundimit, ndërsa stabiliteti i terrenit është siguruar përmes mbrojtjes së skarpatës. Këto hapa të para janë thelbësore për sigurinë teknike dhe mbështetjen strukturore të ndërtesës.
Nga mbrojtja te ndërtimi i përhershëm
Në terren po vijon paralelisht edhe heqja graduale e strukturave ndihmëse të përkohshme, që ishin të nevojshme për mbrojtjen gjatë gërmimeve. Ndërkohë, strukturat mbajtëse të përhershme po marrin formë.
Tirana Boulevard - ndërtim që respekton sigurinë dhe standardin
Çdo fazë po zhvillohet me mbikëqyrje teknike sipas standardeve të sigurisë sizmike dhe ndërtimit të qëndrueshëm. Ecuria e kantierit reflekton angazhimin për të ndërtuar një projekt që nuk ofron vetëm luks dhe pamje, por strukturë të fortë dhe jetëgjatësi reale.
Na ndiqni për më shumë përditësime nga kantieri. Tirana Boulevard po rritet çdo ditë dhe është vendi ideal për të jetuar apo për të investuar. Kontaktoni për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në terren.