"Sa është çmimi?" - A është kjo pyetja e duhur kur interesohemi për pasuri të paluajtshme?

Tirana Boulevard nuk ka vetëm një çmim. Projekti ofron mundësi të ndryshme për secilin klient, në varësi të qëllimit, buxhetit dhe planit afat shukurtër ose aftagjatë që ka. 
Në Tirana Boulevard gjeni një varietet çmimesh dhe disa nga ofertat më të mira në raport me cilësinë dhe me objektet e tjera në zonë.
Projekti mbulon kërkesa të ndryshme: banim, investim në pasuri të paluajtshme, apo alokim kapitali në real estate. Kjo bëhet e mundur falë larmisë së tipologjive të njësive që Tirana Boulevard ofron.

pamje naten e urban room - e ndricuar

Tipologjitë

Tirana Boulevard krijon ndërthurje mes banimit, biznesit dhe hapësirave komerciale. Këto funksione ndahen dhe organizohen në mënyrë efikase përmes lobby-t, ku bëhet edhe shpërndarja e lëvizjes së rezidentëve dhe bizneseve.
Apartamentet 2+1 dhe 3+1 janë të përshtatshme për familje që kërkojnë jetesë komode pranë çdo faciliteti.
Çiftet e reja mund ta gjejnë veten te tipologjitë 1+1, të cilat ofrojnë funksionalitet dhe komoditet në një vendndodhje qëndrore.
Për bizneset, projekti ofron gjithashtu opsione të ndryshme për zyra dhe hapësira komerciale.
Të disponueshme janë edhe parkingje, sipas interesit dhe kërkesës së klientëve.

Ndryshimi i çmimit sipas orientimit, lartësisë dhe fazës së ndërtimit

Siç u përmend më sipër, Tirana Boulevard nuk ka vetëm një çmim. Çdo pjesë e godinës ka vlerësim të ndryshëm, në varësi të disa faktorëve.
Për shembull, një apartament me pamje nga Bulevardi i Ri, nga qendra e Tiranës, ose nga të dyja njëkohësisht, natyrshëm ka një vlerë më të lartë se një apartament me orientim nga perëndimi i Tiranës.
Një faktor tjetër i rëndësishëm është lartësia. Sa më lart të jetë apartamenti, aq më shumë rritet edhe çmimi për metër katror.
Dyqanet dhe zyrat kanë një tjetër mënyrë vlerësimi, pasi lidhen më shumë me ekspozimin, aksesin, pozicionin dhe potencialin tregtar.
Për t’u theksuar është edhe faza e ndërtimit. Vlera e pronës ndryshon me avancimin e projektit. Klientët që kanë hyrë më herët në Tirana Boulevard tashmë kanë përfituar nga rritja e vlerës së pronës së tyre.
Prandaj, sa më herët të investoni në projekt, aq më i lartë do të jetë ROI i pronës në të ardhmen.

Në përfundim

Aktualisht Tirana Boulevard ofron vlerën më konkurruese për metër katror, për cilësinë, standardin, sigurinë, vendndodhjen, 14 ashensorët dhe arkitekturën unike që ofron projekti.
Tirana Boulevard ofron një nga raportet më të mira çmim–cilësi në zonë.