TIRANA BOULEVARD
Frymëzuar nga tradita, krijuar për të ardhmen!
Koncepti i Tirana Boulevard shtron një vizion të ri për qytetin, ku kombinimi i teknologjisë së fundit të ndërtimit dhe dizajnit inovativ krijojnë një ambient të shkëlqyeshëm për banim, rezidenca dhe biznes. Duke integruar elemente të trashëgimisë kulturore dhe arkitekturën moderne, ky projekt sjell një ekuilibër të përsosur mes të kaluarës dhe të ardhmes.
Projekti është i pozicionuar pranë Stacionit të Trenit dhe shtrihet përgjatë Bulevardit të Ri Tirane, duke ofruar hapësira rezidenciale të dizajnuara me kujdes për banorët dhe penthauset luksoze për ata që kërkojnë një përvojë jetese unike. Me një përqendrim të veçantë në përdorimin e materialeve të qëndrueshme ekologjike dhe krijimin e zhvillimin e hapësirave publike dhe gjelbërimit, Tirana Boulevard përfaqëson një infrastrukturë moderne që ofron mundësi të shkëlqyera për investim në zemër të qytetit.
STRATEGJIA
VIZIONI
Strategjia dhe vizioni i projektit Tirana Boulevard përshkruan një përpjekje të përbashkët për të transformuar peizazhin urban të Tiranës. Strategjia përqendrohet në të ardhmen e qytetit duke përdorur një kombinim të arkitekturës moderne dhe elementeve të trashëgimisë kulturore për të krijuar një ambient të përshtatshëm për banim, punë në zyra, dhe argëtim.
Vizioni i projektit është të krijojë një qendër urbane të cilësisë së lartë, ku kullat dhe ndërtesat përfaqësojnë një standard të ri në jetën urbane. Përmes përdorimit të teknologjisë së fundit dhe një qasje inovative ndaj ndërtimit dhe dizajnit urban, Tirana Boulevard synon të krijojë një mjedis të qëndrueshëm, të zhvilluar dhe të përshtatshëm për të gjithë. Vizioni ynë është të bëhemi një pikë referimi për cilësinë dhe shkëlqimin në arkitekturën dhe jetën urbane, duke ofruar gjithashtu mundësi ekskluzive për penthouse dhe hapësira komerciale.
Nëpërmjet bashkëpunimit të komunitetit, të sipërmarrësve dhe pushtetit lokal, projekti synon të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e qytetit dhe në jetën e qytetarëve të tij për brezat e ardhshëm.
VENDNDODHJA
Tirana Boulevard është e pozicionuar buzë zgjatimit të Bulevardit Zogu I (Ish Stacioni i Trenit), duke e bërë atë një pikë thelbësore për zhvillimin e zonës. Ky projekt është pjesë e transformimit të plotë të downtown Tiranës, me një pozicion strategjik që ofron lidhje të shpejtë me Bulevardin e Ri dhe rrugë të tjera të rëndësishme si Rruga Siri Kodra.
Pozicioni ideal ju mundëson qasje të lehtë në çdo institucion, shërbim publik, si dhe ambiente relaksuese. Gjithashtu, për ata që duan të shijojnë jetesën në një ambient të hapur dhe relaksues, veranda dhe hapësirat e gjelbërta të Tirana Boulevard janë të krijuara për të ofruar një përvojë unike.
FACILITETE
Diferenca qëndron në detaje!
Eksperienca që do të përjetoni si rezident apo vizitor pranë Tirana Boulevard do të jetë unike falë të gjithë faciliteteve që ofron ky objekt.
Parkim & Transport
- 4 kate parkim nëntokësor
- Trotuar për lëvizjen e këmbësorëve
- Akses i drejtpërdrejtë me stacionet e transportit urban
- Akses i drejtpërdrejtë në korsi bicikletash
Lehtësira të njësive
- Depo/Hapësira magazinimi
- Hyrje të dedikuara për zyrat dhe njësitë e banimit
- Loby me siguri dhe mirëmbajtje 24 orë
- Ballkone dhe veranda
- 14 ashensorë me shpejtësi të lartë: 6 të dedikuar për zyra, 8 për apartamente
Lehtësira për Familjen
- Parku Orbital për një kohë cilësore me familjen
- Afërsi me institucionet e arsimit për fëmijët
- Afërsi me spitalet dhe institucionet shtetërore
- Palestër dedikuar për banorët
- Tarracë e gjelbëruar
- Dyqane të ndryshme për nevojat tuaja
STANDARTE NDËRTIMI
Tirana Boulevard është konceptuar si një objekt që do t’ju sigurojë banorëve standarde europiane ndërtimi për një jetesë të sigurtë dhe komode.
Falë materialeve të fundit të ndërtimit, ju do të mund të jetoni në një objekt që ofron hidroizolim, izolim termik dhe akustik, duke siguruar një ambient të rehatshëm dhe të përshtatshëm.
- Efikasitet energjitik dhe materiale të qëndrueshme
- Ndriçim natyral në çdo hapësirë
- Fasadë e Ventiluar
- Izolim Akustik
- Panele Diellore
- Sistem i avancuar kundër zjarrit
- Shkallë emergjence të certifikuara
- Paketa e rifiniturave