Investitori

Sky Invest pjesë e Pajtoni Group sigurohet të sjellë pranë klientëve projekte unike, sfiduese dhe totalisht në funksion të blerësve.

Pajtoni Group është një prej grupeve më të konsoliduara që operon në tregun vendas duke ofruar shërbimin në sektorin e ndërtimit, beton , real estate si dhe qendër tregëtare e biznesi. Tirana Boulevard është reflektim i vizionit tonë për të sjellë projekte që nuk janë parë e përjetuar.

www.pajtonigroup.al

Ndërtuesi​


Një ndërtim unik i Kron Construction.

Pajtoni Group ka ushtruar aktivitetin e saj në ndërtim që në krijimet e saj ndërkohë që në Qershor të vitit 2021 u lançua në treg kompania Kron Construction. Kron është kompani ndërtimi, projektimi dhe manaxhimi.

E përbërë nga një staf ekspertësh dhe profesionistësh kompania vjen pranë klientëve me projekte sfiduese që dita ditës marrin jetë siç është edhe Tirana Boulevard, Lakeshore Residences, South Albania Residences, Arkada.

Partnerët

Projekti i arkitekturës nga MVRDV

Studio hollandeze me fame botërore MVRDV, ka punuar për të sjellë Tirana Boulevard në mënyrën më të veçantë të mundshme falë detajit të urban room të vendosur në pjesën qëndrore të objektit.

www.mvrdv.com

Projekti i konstruksionit nga ARUP
ARUP studio ndërkombëtare me eksperiencë 70 vjeçare ka zhvilluar projektin e konstruksionit të Tirana Boulevard. Ky projekt respekton parametra dhe standarde europiane për të garantuar siguri dhe qëndrueshmëri absolute.

www.arup.com